Haziri: Pajtimin politik e ka bërë Ibrahim Rugova

Haziri: Pajtimin politik e ka bërë Ibrahim Rugova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, e ka bërë pajtimin politik në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Haziri në “DTP te Fidani” tutje ka dekalruar se Anton Çetta e ka ba pajtimin e gjaqeve, pajtimin e popullit, që është krejt diçka tjetër.

“Pajtimin politik që është shkaktu në dy etapa edhe në të 90-tat edhe në vitin 2000…Anton Çetta e ka ba pajtimin e gjaqeve, pajtimin e popullit, që është krejt diçka tjetër. Por, pajtimin politik e ka bërë Ibrahim Rugova duke e falur edhe te burgosurin politik, edhe prokurorin, edhe policin e ka vendosë në një dhomë, që i bie me një kauzë për Republikë të Kosovës apo jo?”, ka thënë Haziri.

“Edhe mas luftës, edhe ushtarin, edhe kryengritësin politik, edhe kryengritësin ushtarak, i ka vendosë me një kauzë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles