Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, ka thënë se as emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, nuk ua ka treguar draftin e Asociacionit.
Pas takimit me emisarin e BE-së, ai ka thënë se opozita dhe populli i Kosovës po vazhdojnë të jenë të terr informativ.
Megjithatë, ai ka deklaruar se angazhimi i diplomatit evropian është për tu vlerësuar.
“Unë besoj se angazhimi i tij është për tu vlerësuar, dhe ndarje e kohës me LDK dhe partitë tjera opozitare është tu vlerësuar. Përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në një formë apo një tjetër në terr për shkak të moszbardhjes së dokumentit, mosbërjes transparent se paku në parime dhe në angazhime që duhet kryeministri i Republikës si kryenegociator me ua afru deputetëve në çfarëdo forme dhe popullit të Kosovës”, ka thënë Haziri.
Ai tutje ka thënë se Qeveria nuk ka arritur ta kapitalzon situatën pas sulmit të 24 shtatorit.
“Konfirmova angazhimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion. Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur të gjitha problemet me Serbinë, dhe situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar. Por fatkeqësisht Qeveria nuk ka arritur me e kapitalizu këtë ambient të mirë politikë”, ka thënë Haziri.