Kandidati për kryetar Komune të Gjilanit nga LDK, Arbër Ismajli dhe kryetari i degës Lutfi Haziri, kanë mbajtur konferencë për media.
Ismajli njoftoi se kanë filluar me aktivitetet e përditshme duke u takuar me qytetarët e Gjilanit, e shumë grupe të interesit si dhe kanë finalizuar grupet punuese të terrenit për zgjedhjet komunale më 12 tetor.
“Jemi të bindur dhe po ecim drejt fitores së madhe të LDK-së”, u shpreh Ismajli.
Tutje, kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli, ka bërë apel që “të kemi kujdes mos me bë punë të këqija, qysh kanë vazhduar të bëjnë tre vitet e fundit, unë jam i bindur që tentimi për të blerë votën përmes formave të ndryshe kësaj here nuk do të kaloj në Gjilan, kështu që ata që po kujdestarojnë në atë zyre është mirë të kenë kujdes sepse sigurisht se ajo që po tentojnë të bëjnë nuk do të kaloj”.
Ismajli, theksoi se në Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë afruar shumë kuadro të reja të cilët janë të gatshëm të kandidojnë nën petkun e LDK-së.
“LDK është më e unifikuar se kurrë, jemi të gatshëm me e fitu këtë garë”, vazhdoi Ismajli.
Ndërkohë, Haziri u deklarua edhe për ‘ngërçin’ në Kuvend tash e shumë muaj që nga çertifikimi i zgjedhjeve qendrore.
“LDK është e fokusuar që të afirmoj dhe të bindë secilin se Qeveria e Unitetit ose Qeveria kalimtare janë zgjedhja më e mirë për Kosovën, ku këtu LVV do të fitonte më së shumti sepse është partia e parë”, u shpreh Haziri./GazetaEnigma/