Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti tha se mendësia ‘500K’ tregon se siç u shpreh ai, njerëzit i sheh si numra.
Haziri përmes një postimi në Facebook, shkroi se LDK-ja i fiton zemrat e 2 milionë kosovarëve e bashkatdhetarëve.
“Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra, LDK i fiton zemrat e 2 milionë kosovarëve e bashkatdhetarëve! Kjo është arsyeja pse duhet të bëheni pjesë e ndryshimit të madh me LDK-në”.
“Takimet moblizuese i vazhduam sonte me shtabet zgjedhore të LDK-së në Zhegër, Lladovë, Shurdhan, Demiraj, Haxhaj, Nasalë, Llashticë, Muçibabë, Livoç të Ulët, Cernicë, Gumishtë, Vrapçiq e Kravaricë”.
“Për mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit e Anamoravës, për projektet e mëdha e zhvillimore. Jemi bërë bashkë sepse LDK nuk i takon funksionarëve, por veprimtarëve e qytetarëve. Faleminderit deri në përulje për mbështetjen e jashtëzakonshme”, shkroi tutje Haziri.