Kosova po përballet me krizën energjetike, derisa gjatë ditës së djeshme ZRrE-ja ka njoftuar për tarifat e reja.
Në lidhje me këtë ka reaguar ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bëri një paralajmërim duke thënë se qytetarët mund të përballen edhe me thatësi ekstreme pas 18 muajsh.
“Nuk është veç problemi i rrymës. Nëse nuk reagon organi qeveritar që është përgjegjës për gjetjen e burimeve të ujit, pas 18 muajsh qytetarët e Kosovës rrezikojnë të përballen me thatësi ekstreme”, ka shkruar Haziri në një postim në “Facebook”.
Ndryshe, vendimi i ZRrE-së është se qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh do të paguajnë më shumë për rrymën e shpenzuar. /Gazeta Enigma/.