Haziri: Presheva pjesë e pandashme e Anamoravës, shkëmbimi territorial mund të ndodhë kur të arrihet pajtimi

Haziri: Presheva pjesë e pandashme e Anamoravës, shkëmbimi territorial mund të ndodhë kur të arrihet pajtimi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për idenë e tij të kahmotshme të shkëmbimit të territoreve të Serbisë, në mënyrë që të zgjidhet problemi shqiptaro-serb.

Haziri e ka quajtur Luginën pjesë të territorit të Kosovës që sot është jashtë kufijve.

“Pa të drejtë po i quajmë Luginë sepse Lugina apo Moravica është derivat territorial i një pjese të Preshevës. Dhe nëse e shihni kujdesshëm, disa zgjidhje që Serbia i ka ofru me letra në këtë kuptim, ata flasin vetëm për Moravicën që është Lugina e Lugina është një pjesë e Preshevës. Nuk flasin për problemin në tërësi. Ajo është një pjesë e territorit të Kosovës që ka mbet jashtë kufirit sot, ka qenë jashtë vijave administrative të ish-krahinës së Kosovës fatkeqësisht. Por si rajon, si komunitet politik apo etnik është pjesë e pandashme e Anamoravës…Medvegja është pak më larg, gjeografikisht lidhet me Prishtinë, një pjesë të Kamenicës por më shumë me Prishtinë”, ka thënë Haziri për ‘Lajmi.net’.

Haziri ka shtuar se çdo zgjidhje që i pajton shqiptarët me serbët është e pranueshme. Shton se shkëmbimi territorial mund të ndodhë në rrethana të tjera, kur serbët dhe shqiptarët pajtohen.

“Çdo zgjidhje që i pajton shqiptarët me serbët është e pranueshme. Hapi i parë është që Kosova dhe Serbia me i zgjidh problemet. Hapi i dytë është pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve ku Kosova e ka rolin e vet…Ideja e mëhershme është hap i dytë, ky është hap i parë. Kur të vjen koha e një pajtimi të shqiptarëve në Ballkan, kur të relaksohen raportet, kur Serbia e njeh Republikën e Kosovës edhe de-jure, pajtimi mes shqiptarëev dhe serbëve mund të ndodhë në rregulla dhe parime tjera”, ka shtuar ai.

Related Articles