Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se mospërfshirja e Akademisë përkujtimore për Presindetin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit” nënkupton se kasta politike e “urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike”.
Sipas Hazirit, kjo është bërë me urdhër të qeverisë qendrore dhe atyre që e kontrollojnë politikën e Komunës së Gjilanit.
Por, ai thotë se “Gjilanasit e Anamorava, si çdo vit, edhe këtë janar do të respektojë e nderojë me përkulje”, ish-presidentin Rugova.
Sipas Hazirit, thyerja e kalendarit të manifestimit po ndodh për herë të dytë.
Postimi i tij i plotë: