Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se figura e ish-presidentit Ibrahim Rugova u anashkalua sërish nga klasa politike e Kosovës, në seancën e përbashkët të dy qeverive të mbajtur në Tiranë në nderë të 28 Nëntorit.
Haziri ka përmendur edhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca dhe Presidentën Osmani, që sipas tij nuk e kryen detyrën e tyre, duke ia dhënë meritat edhe Rugovës.
Ai qeverisjen aktuale të Kosovës, e ka quajtur të ngushtë, karshi çështjeve kombëtare.
‘Edhe diçka te çëeshtjet e takimeve të përbashkëta. Dje e kemi pa që politika e Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, mbetet e ngushtë sikur që ka mbetë të kaluarën. Në adresimin e mirënjohjes dhe kontributeve, Ibrahim Rugova u anashkalua për së vdekuri, ai nuk u përmend nga politikanët e Kosovës. Para 8 vitesh, 9 vitesh në Prishtinë kur politikanët e Shqipërisë nuk e adresonin kontributin në Kuvendin e Kosovës. Edhe më tutje po tregohen të ngushtë karshi çështjeve kombëtare. Kryertari i Kuvendit të Kosovës apo edhe Presidentja e vendit, do të duhej ta adresonte atë“, tha Haziri në Prime Time.