Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se miqtë ndërkombëtarë të Kosovës janë të shqetësuar për shfrytëzimin e aseteve të shtetit.
Në emisionin “DPT te Fidani” Haziri tha se 30 milionë euro janë harxhuar në naftë.
“Me dalë në zgjedhje me asete të partisë së vetë, jo me asetet të shtetit”, tha Haziri për Qeverinë.
“Mos i prekni asetet e shtetit, nuk ka të drejtë askush t’i prekë asetet e shtetit dhe me bë fushatë politike e partiake. Ne po e shohim që miqtë tanë janë shumë të shqetësuar për shfrytëzimin e shtetit. 30 milionë euro me harxhu në naftë o vëlla, ku shkojnë ato?”, tha më tej Haziri.