Haziri: Republika është mbi të gjithë ne

Haziri: Republika është mbi të gjithë ne

“Republika është mbi të gjithë ne”, kështu nis dhe mbaron reagimi i nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Haziri shkroi se themeluesit e Republikës e përveç pavarësisë e sovranitetin e kanë të rëndësishëm kujdesin edhe ndaj demokracisë.

Derisa shtoi se “nga kjo legjistraturë kërkohet që prapë t’i kthehemi rolit dhe vendimeve të vështira politike për Republikën”.

“Themeluesit e Republikë po aq sa e kanë të rëndësishëm kujdesin ndaj Pavarësise e sovranitetit, e kanë edhe demokracinë e Kosovës. Nuk doli e mjaftueshme që të bëhesh vetëm gardian i Republikës e në dëm të demokracisë”.

“Duhet përgjegjësi dhe udhëheqje me guxim, që të garantohet mos-cenimi i aspiratave që u sublimuan më 17 shkurt 2008”, shkroi ndër të tjerash Haziri.

Related Articles