Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo komunë e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, i ngjan një “shitore të thyer”.
Ai e ka akuzuar pushtetin lokal nën drejtimin e Alban Hysenit, për nepotizëm.
Haziri tha se shpejti do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave.
Numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës theksoi se partia që ai përfaqëson, do ta nxjerr Gjilann e Anamoravën nga depresioni ekonomik.
“Kuvendin e LDK-së e filluam me tri gjeneratat politike, veprimtarët, gratë e burrat, të rinjtë e të rejat, qytetarët, grupet e interesit, komunitetin e biznesit e bashkatdhetarët të cilët janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, sepse Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën evropiane”, tha Haziri.