Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, posedon një dokument të cilin askush tjetër në Kosovë nuk e ka.
“Kemi parë dokument, por dokumenti i vetëm zyrtar secili ka besim se është i duhuri, është ai që ka kryeministri në dorë dhe nuk e ka askush tjetër në Kosovë. Në Serbi, aktin e presidentit Vuciq, ai nuk e ka pranu, ka thonë nuk kom nevoj me marrë këtë dokument. E ka parë dhe i ka thënë emisarëve nuk kam nevoj me pranu këtë dokument, unë dhe askush në Serbi.”, tha Haziri ndër të tjera në debatin Politiko.