Ish deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në një deklratë për media tha se gara politike do jetë mes Vjosa Osmanit për president dhe Albin Kurtit për qeveri.
Sipas tij, mos nominimi i Osmanit dhe vështirësitë në arritjen e marrëveshjeve politike, kanë ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e kësaj situate.
“Kjo garë ka me hy në raport të 2019. Gara ka me ndodh mes Vjosa Osmanit për president dhe Albin Kurtit për qeveri, njerëzit kanë me votu për Albinin ose për Vjosën, në këtë rast një garë politike e cila vjen si pasoj e arsyes, burimit pse ka ndodh, kjo ka ndodh për Vjosën, mos nominimi i Vjosa Osmanit dhe mos aftësia që Kurti me negociu mënyrën e zgjedhjes së presidentit i ka shkaktu këto zgjedhje”, tha ai për GazetaBlic.
Haziri thotë se Vjosa Omsnai e ka jetike të kërkoj rikthimin e saj në zyrë, ku thotë se ajo vetëm përmes LDK mund të rikthehet aty ku ka qenë, dhe thekson se kjo garë po bëhet për rikthime.
Ai shtoi se pas zgjedhjeve pritet një proces i rëndësishëm institucional, përfshirë konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë, që sipas tij e bën këtë garë edhe më të rëndësishme politikisht.
“Vjosa e ka jetike me kërku rikthimin e saj në zyre, edhe rikthimin e LDK në rolin e vet sepse vetëm përmes LDK mundet me u rikthy aty ku ka qenë, kjo garë po bëhet për rikthime. Nëse me rezultat zgjedhor e mrrin e kapitalizon, ne pe rikthejm pak një rol tonin, na për herë të parë garën për qeveri për kryemintër e kemi bërë në vitin 2014 me Isa Mustafën, deri atëherë ne kemi bërë garë vetëm për president. Tash po rikthehemi në këtë fazë, sepse për herë të parë ne nuk kemi mrri me zbatu rezultat zgjedhor prap, për herë të parë për president po shkojmë në zgjedhje, kurr nuk ka ndodh kjo dhe mas zgjedhjeve të 7 qershorit ka me u zgjedh konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e presidentit madje zgjedhja e qeverisë”, përfundoi Haziri.
