Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey thotë se përkeqësimi i situatës në Lindjen e Mesme është “një moment i rrezikshëm” për të gjithë rajonin.
“Qeveria gjithmonë ka mbështetur të drejtën e Izraelit për siguri dhe ka pasur shqetësime të mëdha në lidhje me programin bërthamor të Iranit”, ka thënë ai.
Megjithatë ai u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, derisa tha se një zgjidhje diplomatike në vend të veprimeve ushtarake sipas tij, është e vetmja rrugë drejt një paqeje të qëndrueshme, raporton BBC.
Sekretari britanik i Mbrojtjes thotë se në rajon kanë mbërritur mjete shtesë ushtarake, duke përfshirë siç tha ai “avionë shtesë Typhoon në RAF Akrotiri në Qipro”.