Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, Komisioni Disiplinor merr një vendim për Llapin

Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, Komisioni Disiplinor merr një vendim për Llapin

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të të BKT Superligës dhe xhiros së 13-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B , edicioni 2021-2022.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF Llapit.

Ndaj Llapit u inicua procedurë disiplinore për shkak se tifozët e saj hodhën mjete piroteknike tymuese në fushë dhe ofenduan në kor skuadrën mysafire të Ballkanit.

‘FC ‘Llapi’. Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të kornerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC ‘Llapi’. Afati datë 26.11.2021 ora 13:00′, thuhet në njoftim.

Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Ballkanit u mbyll 4-1 në kuadër të javës së 14-të në kampionatin elitar të Kosovës.

Related Articles