Hegseth: Fabrikat e raketave të Iranit janë shkatërruar me themel, zotërojmë hapësirën e tyre ajrore

Hegseth: Fabrikat e raketave të Iranit janë shkatërruar me themel, zotërojmë hapësirën e tyre ajrore

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth ka deklaruar SHBA-ja kishte arritur një “fitore të vendosur ushtarake” në operacionin e saj kundër Iranit.

“Forca ajrore e Iranit është shkatërruar plotësisht. Irani nuk ka më mbrojtje ajrore, asnjë sistem të plotë mbrojtjeje ajrore. Ne zotërojmë hapësirën e tyre ajrore. Programi i tyre raketor është funksionalisht i shkatërruar. Lansuesit, fabrikat prodhuese dhe depot ekzistuese janë shkatërruar dhe pothuajse krejtësisht të paefektshme,” tha ai.

Ai shtoi se 800 sulme natën e së martës kishin shkatërruar bazën industriale të Iranit.

“(Irani) nuk mund të ndërtojë më raketa, të prodhojë lansues ose dronë. Fabrikat e tyre janë shkatërruar deri në themel.”

Hegseth gjithashtu tha se SHBA-ja kishte përdorur më pak se 10% të fuqisë së saj luftarake në luftën kundër Iranit.

Related Articles