Pas kritikave të ashpra nga opinionistët e BBV, Arbri dhe Ori, të cilët e konsideruan që po bëj lojën e viktimizimit në lidhje me marrëdhënien e tij me Heidin, Romeo është shfaqur shumë i afërt me banoren..
Teksa kanë qenë vetëm në oborr, Heidi është ulur në prehërin e Romeos, duke shkëmbyer përqafime dhe duke përkëdhelur njëri-tjetrin.
Pavarësisht se janë shfaqur shumë të afërt, dyshja nuk ka shkëmbyer puthje në buzë me njëri-tjetrin, duke lënë ende në pikëpyetje nëse janë rikthyer përfundimisht apo jo.
Ndërkohë të pyetur nga Erjola nëse janë pajtuar, Heidi dhe Romeeo janë përgjigjur: “jo, nuk jemi pajtuar”.