Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgatitet për luftë

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgatitet për luftë

Shkruan: Refik Hasani

Serbia kishte hequr dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak më 1 janar 2011, përmes një ligj filloi së zbatuari pezullimi e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dhe nga ajo kohë nuk ishte shërbim të detyrueshëm.

Duhet kujtuar opinionin se sivjet në Serbi  flitet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, inicio  zyrtarisht këtë iniciativë ligjërisht në muajin  janar.

Dhe, është parashikuar deri më datën 1 maj ky institucion së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes duhet t’i dorëzojnë presidentit Aleksandër Vuçiq të gjitha propozimet për modelin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Dihet mirëfilli se Serbia, ka pretenduar të dominoj në federatën e Jugosllavisë, e pastaj kishte plane për  mbajtjen nën kontroll të Sllovenisë, ka luftuar  për pushtimi e disa pjesëve të Kroacisë, ka luftuar dhe  vazhdon te kenë plane për kontroll në Bosnjë Hercegovin, ka luftuar në Kosovë, etj.

Serbia  gjithnjë po vazhdon të ushqej e helmoj  popullin e vetë, vazhdon të synoj me plane pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret e Kosovës, të Bosnjë e Hercegovinës, Mali të Zi.

Me një sërë platformash, dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada.

Përkundër këtyre luftërave dëshiron të kërcënon stabilitetin e ish-Republikave të RSFJ-ës, veçmas kërcënohet Republika e Bosnjë Hercegovina dhe Republika e Kosovës, pa harruar edhe Republikën e Malit të Zi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndaj Serbisë, është dashur në kohë të  përpilohen dhe dorëzohen   PADI, në Gjygjin Ndërkombëtar, nga Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, dhe Kosova

Serbia njihet si agresore dhe vetëm  kur ishin  gjykuar gjenocidi dhe  krimet e luftës, duke kalkuluar  dëmet e shprehura  në valutën € apo në valutën $, në  Miliarda, Bilion e Trilon.

Dëme të shkaktuara, vetëm në këto rrethana Serbia, nuk i kishte shkuar mendja për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Serbisë, kur në momentin historik është e armiqësuar  me shtetin e Kroacisë, shtetin e  Bosnjë e Hercegovinës, shtetin e Kosovës.

Vazhdon të shpreh haptas pretendimin, manifeston publikisht forcën ushtarake, përgatitet ushtarakisht dhe tani është në përgatitje intensive për  rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kjo është fund e krye se po përgatitet për luftë.

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dëshiron të krijoj pakënaqësi edhe te Hungarezët, Shqiptarët, Bullgarët, Boshnjakët, Rumunët dhe gjithë pakicat tjera.

Instanca e mekanizma të BE-ës, pasi nuk kanë insistuar që Serbia të heqë nga preambula e Kushtetutës, përfshirjen e shtetit të Kosovës, nëse nuk monitorohen e nëse nuk sanksionohet Serbia, do të hapë në kapitull të ri konflikteve në këto hapësira.

Related Articles