Heidi, gruaja e futbollistit turk – dikur bënte tifo për ish të dashurin boksier shqiptar

Heidi, gruaja e futbollistit turk – dikur bënte tifo për ish të dashurin boksier shqiptar

Goli i shënuar nga Merih Demiral në Euro 2024, e ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes, modelen shqiptare Heidi Lushtaku.

Lushtaku tanimë është bashkëshortja e futbollistit turk dhe bën tifo për të në ndeshjet e tij.

Mirëpo në të kaluarën ajo kishte qenë në lidhje me boksierin e njohur shqiptar Robin Krasniqi.

Madje ata kanë pasur edhe paraqitje të përbashkëta televizive ku kishin folur për lidhjen e tyre.

Lidhja e modeles me boksierin, nuk ishte e shkurtër, ata ishin bashkë për 4 vite.

Megjithatë edhe Lushtaku edhe Krasniqi kanë vazhduar jetën e tyre me partner të rinjë me të cilët kanë krijuar familje. /Gazeta Enigma

Related Articles