“Hekmu prej fytyre”, tensionohet debati mes Blerandos dhe Ganisë

“Hekmu prej fytyre”, tensionohet debati mes Blerandos dhe Ganisë

Gjatë mbrëmjes së djeshme tensione të forta kanë poshtuar shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 2.

Ishin dy banorët, Ganiu dhe Blerando të cilët zhvilluan një debat të fortë, ku nuk munguan as kërcënimet.

Ganiu si fillim iu afrohet deri në fytyrë Blerandos – gjë për të cilën në njërën nga netët ‘prime’ prezantuesi Alaudin Hamiti tha se ndalohet me rregulla të këtij formati, teksa edhe e kërcënon.

“Hekmu prej fytyre”, dëgjohet teksa i thoshte disa herë Blerando.

“Je mësu ti me gra me hapë gojen, bo kujdes se në fyt të mbes”, u shpreh Ganiu.

Pas pyetjes së Blerandos se çfarë i mbet në fyt, ai ndërron pak fjalinë dhe i thotë “të jetë në fyt fjala”, “dije që me Visar Dërmakun je tu fol”, “Oh selak”.

Related Articles