Trevjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Po peshojnë rëndë gabimet e pushteteve të shkuara

Trevjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Po peshojnë rëndë gabimet e pushteteve të shkuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti në fjalën e tij ka akuzuar pushtetet e kaluara për gabimet që kanë bërë, e të cilat edhe sot po peshojnë rëndë.

Tutje kryeministri i vendit tha bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshojnë.

Kurti në veçanti ka folur për bashkë partiakun e tij, Rexhep Selimin, të cilin edhe e ka cilësuar si 10-shin e UÇK-së.

“Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet”, tha Kurti.

Tutje Kurti ka theksuar se “mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles