Pas helmimit të 205 qytetarëve në Malishevë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se ekipet shëndetësore në komunën që e drejton janë të gatshme t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme.
“Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situatë” ka njoftuar Muharremaj përmes një postimi në Facebook.
Ndërsa tregoi se ka biseduar me kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati për këtë rast.