Helmohen disa nxënës të një shkolle në një fshat të Pejës

Helmohen disa nxënës të një shkolle në një fshat të Pejës

Disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës janë helmuar të hënën.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se ata kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.

Related Articles