Hëngri kërpudha helmuese në pyll, vdes refugjati 5-vjeçar afgan

Hëngri kërpudha helmuese në pyll, vdes refugjati 5-vjeçar afgan

Mjekët në spitalin kryesor të fëmijëve në Poloni thanë të enjten se një djalosh 5-vjeçar afgan, i cili ditëve të fundit u evakuua nga Kabuli, ka vdekur, ndërsa vëllai i tij 6-vjeçar, i cili i është nënshtruar një operacioni në mëlçi, ndodhet në gjendje kritike, pasi fëmijët hëngrën kërpudha helmuese.

Të dy vëllezërit dhe motra e tyre u dërguan në spital javën e kaluar. Familja kishte mbledhur dhe kishte ngrënë kërpudha shumë helmuese në pyllin që ndodhet afër një kampi refugjatësh, afër Varshavës, shkruan Independent.

Mjekët e Qendrës për Shëndetin e Fëmijëve në Varshavë thanë se djali tjetër e ka kaluar me sukses operacionin në mëlçi, por se dëmi në tru është i konsiderueshëm dhe e lë në rrezik për jetën.

Mjekët gjithashtu informuan se prindërit e fëmijëve janë në spital dhe po marrin përkujdesje psikologjike. Motra 17-vjeçare e tyre është liruar nga spitali dhe është në gjendje të mirë. Edhe disa anëtarë tjerë të familjes u hospitalizuan në qendra të tjera por tashmë janë duke u shëruar.

Autoritetet polake e evakuuan këtë familje nga Afganistani muajin e kaluar me kërkesë të Britanisë së Madhe, pasi talibanët e morën kontrollin në atë shtet. Babai kishte punuar për britanikët.

Related Articles