Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e stikersave nga targat serbe.
Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Von Cramon ka thënë se ky është një hap më shumë drejt realitetit të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet.
“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”, shkroi ajo.
No more stickers on license plates when u travel from Kosovo 🇽🇰 to Serbia 🇷🇸 – vice versa. What was designed as a temporary measure is finally redundant.
One more step towards reality in which 🇷🇸 de facto recognizes 🇽🇰 as a state + contributes to peace & prosperity in the region https://t.co/pViuYFPB5R— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) January 5, 2024