“Hera e parë e mramtë që me pengon” – Zemaj kapet me avokatin Koci

“Hera e parë e mramtë që me pengon” – Zemaj kapet me avokatin Koci

Një përplasje verbale ndodhi midis deputetit të LDK-së, Armend Zemaj e avokatit Arianit Koci, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë kohës që Zemajt po fliste para Kuvendit, ka ndërhyrë Koci.

“Kryje punën”, i tha Koci-Zemajt.

E për këtë reagoi ashpër deputeti.

“Hera e parë e mramtë që me pengon. Çka bën me tjerët o punë e jotja”, ia ktheu Zemaj.

Para seancës së sotme të Kuvendit, Zemaj ka shtuar se vetëm konsensusi mes partive mund ta zgjidhë ngërçin politik. 

“Vetëm konsensusi mes subjekteve politike parlamentare e zgjedh këtë ngërç politik. Kemi qenë të qartë me propozimin tonë që nuk ka qenë sa për të blerë kohë, siç mundohet Lëvizja Vetëvendosje ta pasqyrojë por t’u japim mundësi qytetarëve që të kenë një mënyrë unifikuese për një kohë të caktuar. Refuzim kemi vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, tjerat parti kanë qenë të rezervuara… këtu nuk jemi për t’u sfiduar për pozita personale, ata janë. Kur të quhet qeveri ë unitetit nuk ka propozime personale… Njëherë duhet ta gjesh përkrahjen e tek atëherë të diskutohet për emrat e përvetshëm e për tema të përvetshme siç bën LDK-ja”, ka thënë ai. 

Related Articles