Kai Havertz shënoi golin e vetëm në finalen e Champions League, raporton Gazeta Enigma.
Chelsea e mposhti minimalisht 0:1 Manchester Cityn për t’u shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në histori.
Pas ndeshjes, golashënuesi i këtij takimi, Havertz tha se kishte 15 vite që e priste këtë moment.
“Nuk e di çka të them. Me të vërtet nuk e di çka të them. E kam pritur që një kohë të gjatë. Dua të falenderoj familjen time, prindërit, gjyshen dhe të dashurën time. Nuk e di çka të them. Kam pritur që 15 vite për këtë moment dhe tani është këtu”, tha ai për ‘BT Sport”, transmeton Gazeta Enigma.