“Heroinë kombëtare”, Rihanna nderohet nga republika më e re në botë

“Heroinë kombëtare”, Rihanna nderohet nga republika më e re në botë

Barbadosi e ka shpallur këngëtaren Rihanna heroinë kombëtare gjatë festimit të shpalljes së republikës në kryeqytetin, Bridgetown.

Kryeministrja Mia Mottley e ka vlerësuar me titullin e lartë këngëtaren duke iu referuar me fjalët “shkëlqe si diamant”, pikërisht siç thotë ajo në një nga hitet më të mëdha të saj.

Robyn Rihanna Fenty e pranoi çmimin nën duartrokitje të shumta të turmës.

Në orët e para të së martës, Barbadosi u bë republika më e re në botë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles