Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë kreu nderimet pranë Lapidarit të heronjëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial bashkë me mbrojtjen e rendit dhe ligjit janë “hallka të pashkëputshme” që i mbajnë fuqishëm Ushtria dhe Policia e Kosovës, deklaroi ministri.
“Policët tanë të rënë në detyrë janë heronjtë tanë të pavdekshëm! Sot në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë, që ndërlidhet me 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale serbe, së bashku me Gjeneral Cikaqin, kujtuam dhe nderuam pranë Lapidarit të heronjve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës”, shkroi ai në një njoftim.
“Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit bashkë me mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike janë hallka të pashkëputshme që i mbajnë fuqishëm Ushtria bashkë me Policinë tonë. Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!”.