Biznesmeni i njohur nga Kosova, Hetem Ramadani i cili njihet shumë në popull si një meditues dhe mjek popullor, ka qenë mysafir këtë javë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”.
Pos hulumtimeve të tij në mjekësinë alternative, ai në këtë emision ka folur edhe për heroin legjendar Adem Jasharin. Ai e vlerëson lart kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, historia e tyre duhet të jetë shkollë në vete.
“Të folësh për Adem Jasharin, që tani mund të thuash sakrificë që e ka humb familjen, i kam dëgjuar plot…Nuk matet Adem Jashari me humbjet që i ka pësu familja e tij. Adem Jashari për mua duhet me u mat me kontributin që e ka dhënë mbas kësaj, është një mësime, një shkollë që pak raste po të merret historia…Adem Jashari duhet me u mat me historinë çka ka kontribu për lirin e Kosovës”, tha Ramadani.
Ramadani e ka lartësuar guximin e komandantit legjendar Adem Jashari, me guximin e tij thotë se u bë liria e Kosovës. Ai thotë se historia e familjes Jashari duhet të futet nëpër të gjitha nivelet e shkollës.
“Adem Jashari, e ka arritë pikën ekuivalente duke fillu prej Skënderbeut dhe ka ndërru krejt ngjyra. Arriti duke luftu, duke rezistu, duke pas ditar…Ky arriti të ndërron gjithçka dhe me këtë filloi liria e Kosovës, liri e vërtetë, u bë liri…Ademi ka pasë super guxim, i inspiruar nga shumë ditarë, nga shumë filozof, nga shumë luftëtarë. Por, atij duhet t’i përkulemi si mësues, jo si luftëtarë, si mësues dhe historia e familjes Jashari duhet të jetë mësim për ne, atë ish dasht me fut nëpër të gjitha nivelet e shkollës, që të mësohet se çka duhet bërë një njeri, kur një popull ka nevojë për të. Ai e bëri që të realizohen dëshirat tona, ëndrrat tona…”, ka deklaruar ai.
Për ta dëgjuar deklaratën e tij të plotë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm: