Hetemi në vizitë tek policët e aksidentuar në Grabovc të Zveçanit

Hetemi në vizitë tek policët e aksidentuar në Grabovc të Zveçanit

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, së fundmi ka vizituar policët e lënduar nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë në Grabovc të Zveçanit.

Këta të fundit po trajtohen në në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.

Komuna e Leposaviqit përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Hetemi u ka uruar atyre shërim të shpejtë dhe të plotë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e e tyre.

“Policët tanë janë heroikë në detyrën e tyre, dhe në çdo moment të vështirë janë në shërbim të komunitetit. Ky aksident është një ngjarje e hidhur, por jam i sigurt që ata do të rikuperohen plotësisht dhe do të vazhdojnë të mbrojnë qytetarët tanë me të njëjtin përkushtim. Uroj shërim të shpejtë dhe të plotë për gjithë të lënduarit” është shprehur Hetemi. /Gazeta Enigma

Related Articles