Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Gazeta Blic lidhur me zjarrin në Institutin e Mjekësis Ligjore kanë thënë se hetimet rreth rastit po vazhdojnë.
Laureta Ulaj, zyrtare për Informim nga Prokuroria Themelore ka thënë se hetimet po kryhen në mënyrë intensive dhe se nuk mund të japin më shumë informata.
“Lidhur me kete rast, mund t’iu njoftojmë se po vijojnë hetimet në menyrë intensive, andaj aktualisht nuk mund të japim informata të tjera”, ka thënë Laureta Ulaj në një përgjigje.
Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar lidhur me këtë çështje, derisa ministrja e drejtësisë, Alulena Haxhiu ka kërkuar që të formohet një komision për ta hetuar zjarrin.
E, nga opozita kanë hedhur dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimshëm.