Zyrtari policor, Zoran Aksentijevic, nuk arriti ti mbijetoi plagëve që i mori në aksidentin e ndodhur në Zveçan, të mërkurën.
Sipas kolegëve të tij i nderi punoi në stacionin policor në Mitrovicën e veriut, rreth 10 vjet, derisa në kohën e aksidentit ai ishte jashtë detyrës zyrtare.
Nga policia njoftuan se në këtë aksident ishte përfshirë edhe një kamion, ngasësi i të cilit u arrestua.
“Me vendim të prokurorit drejtuesi i kamionit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.