Grupi i fuqishëm i mbështetur nga Irani ka thënë se është “gati” dhe do të “kontribuojë” në konfrontimet kundër Izraelit.
Frika ekzistonte se Hezbollahu mund të përfshihej në luftë – pavarësisht se fuqitë e huaja e paralajmëruan atë të qëndronte mënjanë, shkruan SkyNews.
Izraeli ka lëvizur forca të blinduara drejt kufirit të tij verior në përgatitje për një sulm të mundshëm.
Hezbollahu, një grup shiit libanez, është lidhur prej kohësh me çështjen palestineze.
Korrespondenti ndërkombëtar Alex Rossi e përshkruan atë si “të armatosur deri në dhëmbë me armë të sofistikuara” dhe “të stërvitur mirë”.