Hidhet granatë dore në një lokal në Fushë Kosovë

Hidhet granatë dore në një lokal në Fushë Kosovë

Policia ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së martës, në Fushë Kosovë raportohet të jetë hedhur një granatë dore, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ata kanë njoftuar se dyshohet që granata është hedhur nga një veturë në drejtim të një lokali.

“Përveç dëmeve nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles