Mesnatën mes së premtës dhe të shtunës ka ndodhur një incident në Zveçan.
Brenda oborrit të shtëpisë të një zyrtareje policore është hedhur një granatë dore.
Sipas njoftimit të policisë, përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar.
“Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma