Hidhet gurthemeli dhe nisin punimet për stadium modern në Suharekë

Hidhet gurthemeli dhe nisin punimet për stadium modern në Suharekë

Në Suharekë kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt madhor që pritet të transformojë infrastrukturën sportive në komunë. Stadiumi i ri do të ketë mbi 6 mijë ulëse dhe pritet të kushtojë 11 milionë euro.

Objekti do të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, duke qenë i kategorisë D, dhe afati i përfundimit të punimeve është 750 ditë.

Kjo ngjarje e rëndësishme për qytetin dhe për klubin u shënua me hedhjen e gurthemelit, ku të pranishëm ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe ministri në detyrë i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe sportivë.

Projekti synon të sjellë një arenë moderne në zemër të Suharekës, që do të shërbejë si shtëpi për klubin futbollistik lokal dhe do të jetë qendër e zhvillimeve sportive në rajon.

Postimi:

Related Articles