Kompania lidere në tregun kosovar “Alba Group” ka nisur një tjetër histori suksesi.
Më 1 shtator ka vënë edhe gurthemelin e kompanisë së parë së gëlqeres në Kosovë, e cila tejkalon shifrën e investimeve mbi 20 milionë euro, raporton Gazeta “Enigma”.
Pronari i kësaj kompanie Sherif Ramuka, i shoqëruar edhe nga i pari i Komunës së Elez Hanit, Mehmet Ballazhi kanë vënë themelet e para të kësaj fabrike.
Një investim gjigant në komunën e Hanit të Elezit nga kompania gjigante “Alba Group”.
“Alba Group” është lidere në tregun kosovar në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm. Tashmë rrjetit të bizneseve të pronarit Ramuka do t’i shtohet edhe fabrika e gëlqeres, e cila pritet të jetë e para në Kosovë.
Gazeta “Enigma” u’a sjell disa nga pamjet e inagurimit të gurthemelit. /Gazeta Enigma/