Hidhet lëndë e dyshimtë brenda sallës së Kuvendit në Shqipëri, përjashtohen tre deputetë

Hidhet lëndë e dyshimtë brenda sallës së Kuvendit në Shqipëri, përjashtohen tre deputetë

Deputetët Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë përjashtuar nga kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali, raporton Gazeta “Enigma”.

Protesta brenda Kuvendit ishte duke vazhduar, përderisa salla ishte e mbushur me njerëz, deputetja Hoti ka nxjerrë një shishe, e cila dyshohet se ka pasur lëndë djegëse dhe e ka hedhur në sallë.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë”, tha Spiropali.

Ministri i Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë, sipas raportimit të A2.

“Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, Do të bëjmë kallëzim penal”, tha Hoxha. /Gazeta Enigma/

Related Articles