Argjentinasi, Gonzalo Higuain dëshiron që Lionel Messi të luajë në kamiponatin amerikan i cili njihet si MLS.
Ylli i Inter Miamit, beson se Messi do të ishte i lumtur edhe me jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte i lidhur me një kalim te Miami, por ai zgjodhi PSG-në.
Higuaini ka luajtur për një dekadë me Messin te përfaqësuesja e Argjentinës dhe shpreson që të luajë edhe te Miami. /GazetaEnigma/