Hill flet për marrëveshjen e Rambujes

Hill flet për marrëveshjen e Rambujes

Ish-ambasadori, Christopher Hill kujtoi si shqiptarët pas Rambujesë u kthyen në Kosovë për të gjetur paqe, derisa serbët në Serbi për t’u përgatitur për luftë.

Për këtë, ai tha se ndihej i shqetësuar.

“Për të qenë i sinqertë, isha shumë i shqetësuar. Sepse pala shqiptare po na thoshte po, por nga ana tjetër nuk merrnim po nga pala serbe”, deklaroi Hill.

“Sigurisht që ndjesia ishte jo neutrale”, vazhdoi  ai.

Ndër të tjera, ai u pyet për një takim me Kadri Veselin, Azem Sylën e Xhavit Halitin, për të cilin dëshmitari tha se nuk u “i kujtohej”.

“Nuk më kujtohet ky takim, nuk e përjashtoj mundësinë që të jem takuar me ta, kam pasur takime me personat e UÇK-së, ndoshta kanë qenë aty. Nuk e di kush ka qenë në atë takim, por isha optimist dhe pavarësisht situatës së vështirë në Kosovë, kishte optimizëm se procesi i Rambujesë do të funksiononte”, theksoi Hill.

Related Articles