Hill: Italianët ishin vëzhgues skeptikë të sjelljes së UÇK-së

Hill: Italianët ishin vëzhgues skeptikë të sjelljes së UÇK-së

Ish i dërguari i posaçëm i ShBA-së, Christopher Hill është pyetur rreth një takimi të ministrit të Jashtëm italian, Roberto Dini.

Në kabllogramin e lëshuar brenda sallës, thuhej se ministri Dini ishte ankuar në lidhje me komunikatën numër 31 të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

“Nuk më kujtohet konkretisht, por italianët ishin vëzhgues më skeptikë të sjelljes së UÇK-së”, tha Hill

Në kabllogram ndër të tjera thuhej: “Ambasadori Hill kërkoi shpjegim të kësaj komunikate të UÇK-së të cilën e lexoi ministri italian gjatë takimit ministerial dhe ku thuhej që UÇK-ja nuk mbështeste përpjekjet në Rambuje”.

Lidhur me këtë, ish-ambasadori tha: “Këtu bëhet fjalë për një takim në Rambuje midis Thaçit dhe Albright, dhe me sa kuptoi unë ministri Dini mbase i ishte ankuar Albright, dhe pastaj më ka thënë mua. Unë kam organizuar një takim me sekretaren dhe i kam thënë që kjo situatë nuk shkon kështu dhe duhet ta rregullojmë atë”, deklaroi Hil

Related Articles