Ish-diplomati amerikan Christopher Hill po e vazhdon dëshminë në Hagë.
Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e tretë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, ky rrëfyer për një takim që e ka pasur me Sllobodan Millosheviqin.
Hill është pyetur se a e dinte kush është Hashim Thaçi në kohën kur u takua me Mill0sheviqin. Ai tha se Millosheviqi ishte i shqetësuar se “ne do të mënjanonin Rugovë dhe do të zgjidhnim UÇK-në si partnerin tonë”.
“Duhet ta kem ditur, përndryshe nuk do ta kisha përmendur me emër atë gjatë bisedës. Po e deduktoj që e kam bërë këtë gjë. Sa i takon asaj që po ndodhte, Millosheviqi mendonte se ne po largoheshim nga Rugova dhe mendonte që kjo ishte gabim i rëndë, sepse mendonte se ai pastaj do të duhej të merrej me UÇK-në, që ishte një qëndrim shumë i ashpër. Dua të theksoj këtu se edhe Rugova asnjëherë nuk kërkoi më pak se pavarësi, por pranoi që nuk ishte i interesuar në luftën e armatosur.
Sa i takon takimit mund të ketë ndodhur gjatë daljes në pah, apo bërjes publike të emrit të Thaçit, nuk jam i sigurt kur jam takuar për herë të parë me Thaçin, por mendoj se Millosheviqi ishte i shqetësuar se ne do të mënjanonim Rugovën dhe do të zgjidhnim UÇK-në si partnerin tonë.
Pse ishte i shqetësuar këtë nuk jam i sigurt….Si koncept i përgjithshëm, ai ndjente se në një farë mënyre ne po braktisnim, po hiqnim dorë nga Rugova. Dua të them që shumë të tjerë ndjenin të njëjtën gjë, në fakt mendonin që duhet të hiqnim dorë Rugova”, tha Hill në Speciale.
