Hill pas lirimit të tre policëve kosovarë: Duhet bërë përpjekje shtesë për shtensionim të mëtutjeshëm të situatës

Hill pas lirimit të tre policëve kosovarë: Duhet bërë përpjekje shtesë për shtensionim të mëtutjeshëm të situatës

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë, që ishin kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosaovës.

Hill ka thënë se tash duhet bërë përpjekje shtesë për shtensionim të mëtutjeshëm të situatës.

“Ne e mirëpresim vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në depërshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës aktuale”, ka thënë Hill për median KO.

Policët e Kosovës ishin kidanpuar më 14 qershor, ndërsa ata janë liruar sot nga Gjykata në Kralevë dhe do të mbrohen në liri.

Hill ka thënë se është urgjente të zbatohet plani trepikësh i Bashkimit Evropian dhe të rikthehen palët menjëherë në dialog.

Related Articles