Diplomati amerikan, Christopher Hill edhe sot po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku po flet për organizimin e UÇK-së, raporton Gazeta Enigma.
Ai në një moment tha se në UÇK nuk kishte “hierarki komanduese”.
“Nuk ishin një grup personash i organizuar mirë që të kishin hierarki komanduese dhe përgjegjësi komanduese të mira. Kjo ishte përshtypja jonë gjatë gjithë kohës. Dhe fakti që nuk mund ta gjenim një person që të fliste në emër të të tjerëve, në fakt i konfirmonte dyshimet tona”, tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gjykatësve”, tha Hill.
I dërguari special i SHBA-së për Kosovën gjatë luftës, tha se kërkuan në Kosovë dhe Shqipëri një person që do të fliste në emër të UÇK-së.
“Emrin e kishte Zeka? Xhavit Haliti, po. Menduam se mund të ishte ai personi. Sepse disa persona në qeverinë amerikane thonin që ky është personi që drejton, që kryen funksione të caktuara apo që siguron armë. Në bisedat me të ai nuk na tregoi shumë dhe unë fillova të dyshojë se mbase ai po fsheh diçka, por asgjë s’mu konfirmua asnjëherë”, tha Hill.
