Himara do të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë, më 4 gusht
Qytetarët në Himarës do të votojnë për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie.
Himara do të mbajë zgjedhje më datën 4 të muajit të ardhshëm, datë kjo e cila është përcaktuar nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj, njoftojnë mediat në shqipëri.
Sipas Abcnews.al, Begaj ka njoftuar se kjo datë është cilësuar alternativa më e mirë që plotësoi nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore.
Ndërkaq, Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për këto zgjedhje dhe kandidati është Vangjel Tavo.
Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor. /Gazeta Enigma