Himarë: Vdes një 23-vjeçare holandeze, plagoset një franceze

Himarë: Vdes një 23-vjeçare holandeze, plagoset një franceze

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjiri i Filikur” në Himarë.

Sipas policisë në Shqipëri, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

Related Articles