Himni i Kosovës intonohet në El Salvador pasi arrin presidentja Osmani

Himni i Kosovës intonohet në El Salvador pasi arrin presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurumit të presidentit të rizgjedhur Nayib Bukele, raporton Gazeta Enigma.

Osmani ka publikuar një video në platformën “X” nga arritja dhe pritja shtetërore që i është bërë në aeroportin e El Salvadorit.

Ajo që bie në sy është se aty është intonuar edhe himni i Republikës së Kosovës nga Garda presidenciale e El Salvadorit

“Me ftesë të Presidentit Nayib Bukele, unë do të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Bukele dhe do të takohem me përfaqësues të tjerë të shtetit për të diskutuar qëllimin tonë të përbashkët për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

Related Articles