“Duhet të hiqen të gjithë kamionët, jo të qëndrojnë saj rruge, por të hiqen të gjithë, e më pas largohemi ne”.
Këtë vendim të Njësive Speciale që ende po qëndrojnë në Veri, ia ka kumtuar komandanti i Specialëve, Besart Ahmeti, eprorit amerikan të KFOR-it, derisa ende po vazhdon zhbllokimi i rrugëve afër pikës kufitare në Bërnjak.
AP ka xhiruar momentin kur Ahmeti bisedon në telefon me eprorin e tij për t’u siguruar cili është vendimi i fundit dhe më pas e njofton komandantin e KFOR-it.
“Në rregull”, thotë ushtaraku amerikan, pasi që Ahmeti i tregon se cili është vendimi.
Ndiqni të gjitha zhvillimet e fundit nga Veriu.