“Hiqen të gjithë kamionët, pastaj largohemi ne, ky është vendimi” – komunikimi i komandantit të Specialëve me eprorin amerikan të KFOR-it (VIDEO)

“Hiqen të gjithë kamionët, pastaj largohemi ne, ky është vendimi” – komunikimi i komandantit të Specialëve me eprorin amerikan të KFOR-it (VIDEO)

“Duhet të hiqen të gjithë kamionët, jo të qëndrojnë saj rruge, por të hiqen të gjithë, e më pas largohemi ne”.

Këtë vendim të Njësive Speciale që ende po qëndrojnë në Veri, ia ka kumtuar komandanti i Specialëve, Besart Ahmeti, eprorit amerikan të KFOR-it, derisa ende po vazhdon zhbllokimi i rrugëve afër pikës kufitare në Bërnjak.

AP ka xhiruar momentin kur Ahmeti bisedon në telefon me eprorin e tij për t’u siguruar cili është vendimi i fundit dhe më pas e njofton komandantin e KFOR-it.

“Në rregull”, thotë ushtaraku amerikan, pasi që Ahmeti i tregon se cili është vendimi.

Ndiqni të gjitha zhvillimet e fundit nga Veriu.

Related Articles